Këngëtarja e njohur Dafina Dauti e cila tash e një kohë bën një jetë mes Kosovës dhe Gjermanisë, vendit ku ka gjithë të afërmit e saj, së fundmi është kthyer në Prishtinë.
Ajo ka bërë të ditur se ka filluar përgaditjet për baladën e saj të re, e ndërsa aktualisht po shijon edhe pak kohë me vajzën e saj tetë vjeçare Elizabetën, e cila sot (e mërkurë) feston ditëlidjen.
Dafina ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi të vajzës, ku edhe i ka dedikuar asaj disa fjalë shumë emocionuese, duke i dëshiruar edhe 100 vite të tjera të lumtura.
Kujtojmë që këngëtarja ka deklaruar se vitin e kaluar vajza e saj kishte bërë dy operime në Gjermani, për shkak të disa problemeve shëndetësore, por që tani është shumë më mirë. /Telegrafi/