Këto gjashtë vajza kanë dashur të parodizojnë me festimet ruse për nderë të Luftës së Dytë Botërore, ndaj kanë zgjedhur memorialin e të vrarëve në Novorossiysk, që të dridhnin të pasmet e tyre.
Por, kjo gjë nuk është pëlqyer aspak nga autoritetet ruse, që i kanë ndaluar vajzat nën akuzën për huliganizëm, transmeton Telegrafi.
Me nga 15 ditë burg janë dënuar tre nga adoleshentet, kurse tjerat janë lëshuar për çështje shëndetësore.
Kujtojmë se vajzat e grupit Pussy Riot, që kanë bërë një vallëzim të ngjashëm në një kishë në Moskë, janë mbajtur për dy vite në burg. /Telegrafi/