Arsenali do ta angazhojë trajnerin e Bournemouthit, Eddie Howe, pas skadimit të kontratës së re dyvjeçare të Arsene Wenger.
Mediat kanë raportuar se francezi tashmë është konfirmuar si trajner edhe për dy vitet e ardhshme (megjithëse pritet të bëhet njoftimi zyrtar), ndërsa raportimet e reja thonë se këto do të jenë dy vitet e fundit të tij në krye të Topçinjve.
Edhe pse në kontratën e re nuk përjashtohet mundësia e vazhdimit, bëhet e ditur se klubi tashmë e ka planin për zëvendësimin e tij.
Howe është lidhur me postin e trajnerit të Arsenalit edhe në të kaluarën, edhe pse tifozët do të dëshironin një trajner të dëshmuar, si Massimiliano Allegri (Juventus).
39-vjeçari ka lënë përshtypje të mira me Bournemouthin dhe loja e tij po pëlqehet shumë nga krerët e Arsenalit. /Telegrafi/