Telegrafi

Këto janë dy finalet në NBA (Video)

TORONTO, ON - MAY 11: Kyle Lowry #7 of the Toronto Raptors drives to the basket as Dwyane Wade #3 and Josh Richardson #0 of the Miami Heat defend in the first half of Game Five of the Eastern Conference Semifinals during the 2016 NBA Playoffs at the Air Canada Centre on May 11, 2016 in Toronto, Ontario, Canada. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Vaughn Ridley/Getty Images)

Toronto Raptors ka arritur ta përmbyllë në mënyrë fantastike gjysmëfinalen e dytë të konferencës së Lindjes në NBA.

Skuadra kanadeze pas shtatë ndeshjeve ka eliminuar Miami Heat dhe ka kaluar në finale të Lindjes ku do të takohet me Cleveland Cavaliers.

Ndeshja e shtatë ishte fantastike për Raptors të cilët u futën në ndeshje në barazim të serive 3:3, ndërsa triumfuan me rezultat të lartë 116:89.

Kyle Lowry ishte më meritori për këtë fitore të Toronto Raptors, pasi shënoi 35 pikë në këtë përballje duke shtuar edhe shtatë kërcime dhe nëntë asistime.

Me paraqitje fantastike u dallua edhe DeRozan që realizoi 28 pikë, bëri tetë kërcime si dhe pati një asistim.

Me pikë dy shifrore për Raptors ishin edhe Patterson me 11, Caroll me 14 dhe qendra e fuqishme Biyombo që shënoi 17 pikë dhe bëri 16 kërcime.

Tek Miami më të mirët ishin Dwayne Wade dhe Goran Dragic me nga 16 pikë por të pa mjaftueshme për të kaluar tutje.

Në ndeshjen finale të konferencës së Lindjes Toronto do të luajë përballë Cleveland Cavaliers, ndërsa në finalen e Perëndimit do të përballen Oklahoma City Thunder dhe Golden State Warriors. /Telegrafi/