Ka përfunduar ceremonia e ndarjes së çmimeve në Zurich të Zvicrës.
Në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit, FIFA ka zgjedhur edhe futbollisten dhe trajneren e vitit.
Çmimi i trajneres për vitin 2016 të ndarë nga FIFA shkoi për trajneren gjermane, Silvia Neid, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, çmimin e futbollistes më të mirë për vitin 2016 e mori amerikania, Carli Lloyd.
Pas marrjes së çmimeve të dy femrat u panë të lumtura, duke falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe motivin. /Telegrafi/