Telegrafi

Këto janë dy bukuroshet që përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në Miss Grand të Las Vegasit (Foto)

Më 1 qershor te këti viti është mbajtur Miss Grand Albania dhe Kosova.

Miss Grand Kosova u zgjodh bukuroshja Anxhela Dashi, kurse Esterina Xhaurri – Miss Grand Albania.

Producenti i këtij eventi, Sherif Pacolli u shpreh për Botapress se “në këtë garë morën pjesë 17 vajza ndërsa dy prej tyre kanë fatin të përfaqësojnë Kosovën, përkatësisht Shqipërinë”.

Vajzat në tetor të këtij viti do të udhëtojnë në Las Vegas për të përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë në Miss Grand International.