Telegrafi

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Granit Xhaka është kthyer në sensacion në Ligën Premier me super golat e shënuar në javët e fundit.

Mesfushori shqiptar golin e parë e shënoi kundër Hull Cityt nga 25 metra, ndërsa disa ditë më vonë shënoi edhe kundër Notthigham Forest, po nga e njëjta pozitë.

Golat e bukur dhe fuqia e treguar në fushë ka entuziazmuar tifozët e Arsenalit që e shohin si kapiten të ardhshëm.

Edhe Wenger nuk i ka kursyer fjalët e mira për gjuajtjet e tij të forta nga distanca.

Tifozët pas golit ia kushtuan menjëherë një këngë Xhakës. /Telegrafi/

Goli i parë kundër Hull City

https://www.youtube.com/watch?v=4xTBNe0zGXg

Goli kundër Notthigham

https://www.youtube.com/watch?v=ACmDw4ie8o0

Kënga e tifozëve për lojtarin shqiptar