Site icon Telegrafi

Këto janë disa vendime të Qeverisë së Maqedonisë në seancën e 52-të me radhë

Qeveria e Maqedonisë mbajti seancën e 52-të me radhë, ku janë marrë disa vendime të ndryshme, të cilat do t’i përmendim më poshtë.

Qeveria e ka miratuar Strategjinë për arsim 2018-2025 dhe Planin akcional, që është përgatitur me mëbshtetje financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian, përmes një procesi të konsultimeve me shumë ekspertë, profesorë, përfaqësuesh institucionesh.

Qeveria nuk e ka mbështetur rritjen e çmimit të ujit për ujësjellësin “Studençica” në Kërçovë, si edhe kërkon nga Komisioni Rregullator për Energjetikë që ta shqyrtoj pëlqimin për rritjen e çmimit të ujit.

Gjithashtu, taksistët pritet të lirone nga obligimi që të kenë njohuri të gjuhës angleze. Ndryshimet e ligjit do të dalin në Kuvendin e Maqedonisë.

U miratua Programi vjetor financiar 2018 për Drejtorinë për zonat zhvillimore teknologjike industriale.

U miratua Programi për promovimin e turizmit për vitin 2018, Informacioni për sjelljen e Strategjisë për mjedis jetësor dhe ndryshime klimatike 2020, si edhe u morën edhe disa vendime tjera./Telegrafi/

Exit mobile version