Gungë e fortë nën lëkurë
Zakonisht meshkujt dhe femrat që vet performojnë ekzaminime zbulojnë gunga në gjoks, transmeton Telegrafi.
Prekja e trupit dhe njohja e trupit është mënyrë e mirë për të zbuluar se kur pësoni ndryshim në trupin tuaj.
Prandaj, filloni të prekni dhe të njihni trupin tuaj, veçanërisht në gjokse, testikuj, sqetull, fyt, abdomen dhe lëkurë.
Të kruhet lëkura
Kanceri trajtohet si baktere në trup nga sistemi i imunitetit.
Qelizat e bardha të gjakut mobilizohen dhe provojnë ta shkatërrojnë, e për shkak të kësaj qarkullimi i gjakut rritet në zonën e rritjes së kancerit dhe ajo zonë është më e nxehtë, merr ngjyrën e kuqe dhe shkakton të kruarën.
Plagë që nuk shërohen
Nëse jeni prerë apo keni lënduar pjesë tjera të lëkurës dhe po merr shumë kohë për t’u shëruar, atëherë është shenjë që keni kancer.
Sistemi i imunitetit i prioritizon zonat e mbrojtjes dhe kanceri është primari për të gjitha burimet trupore para plagës tuaj të lehtë.
Probleme me gëlltitjen, tretjen apo humbje e apetitit
Çdo gjë që shkakton problem në sistemin e tretjes është shkak për brengosje, pasi që e dëmton aftësinë e trupit t’i merr vlerat ushqyese nga ushqimi që e han.
Kolli
Kanceri që rritet në mushkëri zakonisht vërehet nga kolli, i cili është i vazhdueshëm dhe i pandalshëm. /Telegrafi/