Të hapësh Instagramin, e të mos shohësh së paku një fotografi ku shfaqet ushqimi, është pothuajse e pamundur.
Prej gjellës te ëmbëlsira dhe lëngjet, të gjitha këto janë pjesë e imazheve që shohim te miqtë tanë.
Ueb-faqja ‘Good Food’ ka përmbledhur disa nga fotografitë që kanë ushqimet e servuara më së miri, dhe që kanë marrë më shumë pëlqime, transmeton Telegrafi.
Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni një tortë me shalqi, kafenë me krem shumëngjyrësh, si dhe akullore në formë të lules.
E, nuk mungojnë as kroasantët që janë përgatitur me erëza, farëra dhe delikatesa të ndryshme. /Telegrafi/