Telegrafi

Këto janë dhjetë rekordet fantastike të Leicester Cityt

Fitorja kundër Swansea Cityt gjatë fundjavës së fundit, i mbajti “Dhelprat” në rrugën e duhur drejt titullit të pamenduar, dhe madje ata nuk kishin nevojë as për sulmuesin kryesor Jamie Vardy.

Për të qenë tërësisht të ndershëm, askush nuk do ta kishte besuar se diçka e tillë mund të ndodhte akoma në futboll, por djemtë e Claudio Ranieri-t po habisin të gjithë.

Sezonin e kaluar ata për pak sa nuk ranë nga kategoria, teksa pritej që e njëjta gjë të ndodhte edhe këtë vit. Edhe tifozët më të çmendur të Leicester nuk do ta kishin menduar se ekipi i tyre do të ishte pranë arritjes më të madhe në historinë e futbollit.

Por mesa duket kështu qenka e shkruar. Rekordet nuk kanë qenë të pazakonta këtë sezon në “King Power Stadium”.

1. Riyad Mahrez bëhet futbollisti i parë afrikan që e merr çmimin “Futbollisti i Vitit” në Ligën Premier
2. .Riyad Mahrez u bë futbollisti i parë në histori të klubit që e merr çmimin “Futbollisti i Vitit” në Ligën Premier


3. Për herë të parë Leicesteri fiton 22 nga 30 ndeshje brenda një sezoni
4. Është hera e parë që Leicesteri nuk humbet në shtëpi për 14 ndeshje që nga viti i largët i 1993
5. Për herë të parë kualifikohet në Ligën e Kampionëve


6. Ekipi i parë jo-italian që pushon ballinën e gazetës prestigjioze italiane sportive Corriere dello Sport
7. Leicesteri ka shënuar i pari gol në 25 ndeshje nga 35 sosh në Ligën Premier


8. Jamie Vardy bëht futbollisti i parë që shënon gol në 11 ndeshje radhazi
9. Vardy u bë futbollisti i parë që ka shënuar mbi 20 gola në Ligën Premier që nga viti 1984 (Gary Lineker 24 gola
10. Vardy është futbollisti i parë që shënon gol për kombëtaren e Anglisë që nga viti 1985 kur për herë të fundit shënoi Gary Lineker