Avokati Tomë Gashi ka prezantuar sot raportin e ekspertëve të pavarur që ishin angazhuar nga familja Dehari për të hetuar vdekjen e ish- aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.
Sipas këtij raporti thuhet se vdekja e Deharit ka qenë e dhunshme, e menjëhershme dhe ka ardhur si pasojë e asfiksisë së dhunshme (traumatike), transmeton Telegrafi.
Avokati Gashi ka prezantuar edhe fotografitë e dëshmive që janë gjetur në qelinë e burgut të Prizrenit ku ka ndërruar jetë Dehari.
Në këto fotografi shihet shishja me të cilën është thënë se është ngulfatur Dehari, pastaj një laps kimikë i lidhur me një tojë, peshqir e shumë gjëra të tjera.
Ky është raporti i ekspertëve që familja Dehari i angazhoi për vdekjen e Astrit Deharit: