Site icon Telegrafi

Këto janë datat kur nxënësit do të pushojnë gjatë festave të fundvitit

Bazuar në Ligjin për festat zyrtare në Kosovë dhe Kalendarin për vitin shkollor, MASHT, përmes një komunikate për media, njofton të gjitha institucionet arsimore se, përveç festës së Krishtlindjeve Katolike, data 25 dhjetor 2018, që është ditë pushimi, pushim do të kenë edhe në disa data tjera pasuese.

Ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe me 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse.

Për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me datën 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon më datën 14 janar 2019.

Ndërsa, institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare (25 dhjetor 2018, 1, 2 dhe 7 janar 2019)./kp/

Exit mobile version