Shpërblimi i parë për vendim idenë e zgjedhur për ndërtimin e komleksit universitar ‘Nënë Tereza’ në Shkup, është 600 mijë denarë apo rreth 10 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konkursi për procesimin e idesë së zgjedhur është publikuar në Zyrën për blerje publike, ndërsa Komisioni që do të kryejë zgjedhjen ka gjashtë profesorë anëtarë dhe gjashtë zëvendësues.
Shpërblimi i dytë është 500 mijë denarë, kurse e treta 400 mijë denarë. Paratë e shpërblimit njëkohësisht prezantojnë kompensim autorial për devijim të punës së parë të shfrytëzuar. Vendimi duhet të dërgohet më së voni deri më dy tetor. /Telegrafi/