Nëse jeni duke planifikuar të bëni një prerje flokësh, qyteti zviceran Cyrih duket të jetë vendi më pak “i përshtatshëm” për të bërë një gjë të tillë.
Këto të dhëna, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë nxjerrë sipas një analize të bërë nga Deutsche Bank.
Sipas këtyre të dhënave, një prerje flokësh më së shtrenjti kushton në Cyrih, Zvicër (62.00 dollarë), Oslo, Norvegji (48.10 dollarë), dhe Kopenhagen, Danimarkë (45.10 dollarë).
Në anën tjetër, vendet me çmime më të ulëta të prerjes së flokëve llogariten të jenë në vende si tri qytetet indiane: New Delhi (3,10 dollarë), Bangalore (4,50 dollarë) dhe Mumbai (4,50 dollarë).
Sa i përket qyteteve amerikane, më i shtrenjti është llogaritur San Francisco, me një çmim prej 30.40 dollarësh. /Telegrafi/