Me vendim të Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE), nga mesnata do të ketë çmime të reja të derivateve të reja, respektivisht çmimet do të rriten, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 67 denarë/litër, kurse EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 69 denarë/litër. EURODIESEL (D-EV) do të kushtojë 54 denarë/litër, ndërkaq vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 42.5 denarë/litër.
Mazuti do të shitet për 28.292 denarë/kilogram./Telegrafi/