Duke filluar nga mesnata derivatet e naftës do të kenë çmim të rritur. Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni ka shpalosur sot çmimet e reja, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Rritje do ketë edhe për benzinin edhe për naftën me nga dy denarë.
Eurosuper BS-95 do të shitet me çmimin e ri prej 61,5 denarë për litër.
Eurosuper BS-98 do të shitet me çmimin e ri prej 63,5 denarë për litër.
Eurodizel do të shitet me çmimin e ri prej 48 denarë për litër.
Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të shitet me çmim të njejtë, pra me çmim: 36,5 denarë për litër./Telegrafi/