Telegrafi

Këto janë çmimet e reja të derivateve në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni ka vërtetuar ndryshimet javore të çmimeve të derivateve të naftës. Pas rritjes së çmimit gjatë javës së kaluar, këtë javë ka zbritje prej 1 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS-95 do të kushtojë për 69,5 denar për litër, derisa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 71.5 denarë për litër.

Eurodizeli nga 62 denarë do të lirohet për një gjys denari dhe do të kushtojë 61.5 denar për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 51 denar për litër. /Telegrafi/