Zëvendësimi i plotë i biletave letër me ato elektronike të autobusëve Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) dhe autobusëve privat do të fillojë nga 1 shtatori. Sipas sistemit të ri, çmimi i transportit me autobus do të shtrenjtohet për 10 denarë, pra në vend të 25 denarë për një drejtim, bileta do të kushtojë 35 denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga NTP thonë se zëvendësimi i plotë i biletave do të fillojë nga shtatori ose kur transportuesit privatë do të kyçen me rregullimin e sistemit.
Deri atëherë do të ketë rregulla dhe çmime të reja nga Ndërrmarja Transportuese Publike-Shkup të cilët do të vlejnë deri më 1 shtator.
Telegrafi Maqedoni ju sjell tabelën e çmimeve, linjave dhe kategoritë./Telegrafi/