Benzina nga mesnata do të lirohet për tre denarë, kurse çmimi i dizelit do të zvogëlohet për dy denarë për litër, kështu ka vendosur Komisioni Rregullativ për Energjetikë (KRRE), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 63 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të jetë 65 denarë, EURODIZEL (DE-V) do të shitet për 49 denarë, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 37.5 denarë për litër.
Me vendimin e KRE-së për 1.145 denarë për KG do të zvogëlohet edhe shitja me pakicë e mazutit M-1 NS dhe do të arrijë çmimin për 25.252 denarë për KG. /Telegrafi/