Site icon Telegrafi

Këto janë brekët që mund t’i ndërroni pa zhveshur gardërobën

Në brekë ekzistojnë kopsa në kërdhokulla, të cilat damat mund t’i shpërthekojnë dhe t’i ndërrojnë kurdo që dëshirojnë, transmeton Telegrafi.

Këto janë brekë të shkëlqyeshme që mund t’i zhvishni, ndërkaq me atë rast nuk as që do të lëvizni gardërobën, thotë Mashable Helya Mohammadian, e cila i ka shpikur këto brekë.

“E kam dizajnuar këtë linjë veshjesh intime për femra të cilat shpesh ndodhen para situatave kur nuk mund të shkojnë deri në tualet dhe askush të mos i hetojë”, thotë ajo.

Secila palë brekësh është punuar nga materiali nëpërmjet të të cilit lëkura mund të marrë frymë, janë shumë komode për t’u bartur, ndërkaq po të njëjtën kohë janë mjaft të forta sikur rrobat e vërteta.

Punohen si brekë të zakonshme, tanga apo brekë të gjata deri afër gjunjëve, ndërkaq çmimi sillet nga 26 deri në 28 dollarë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version