E përlotura Lupita Njong’o, fituese e “Oscar” për rolin dytësor të femrës në filmin “12 vite robëri”, ka përfunduar sezonin e shpërblimeve holivudiane si e përkëdhelura e industrisë së modës, në saje të siluetave seksi dhe ngjyrave shkëlqyese.
Pavarësisht se nuk u dominua këtë vit, Charlize Theron u bë pjesë e listës së fustaneve të mahnitshëm, duke veshur një fustan të zi dramatik të firmës Dior.
Naomi Wats ra në sy për fustinn e bardhë të koleksionit Calvin Klein dhe për varësen e argjendtë në qafë.
Angelina Jolie shoqërohej nga Brad Pitt, e veshur me një fustan Elie Saab.
E nominuara për aktoren më të mirë, Cate Blanchett ishte veshur me një fustan përrallash, Giorgio Armani Prive, në ngjyrë argjendi dhe me bisht.
E nominuara për aktoren më të mirë mbështetëse, Julia Roberts arriti me një fustan konservator Givenchi, ndërsa Penelope Cruz me një fustan rozë me të zezë.
Kate Hudson ishte veshur me një fustan të bardhë Versace.
Sandra Bullock kishte veshur një fustan Alexander McQueen.
Lady Gaga ishte veshur më pak çuditshëm se zakonisht, me një fustan klasik ngjyrë floriri dhe pa rripa.
Anne Hathaway, që u dominua me çmimin aktorja më e mirë mbështetëse për rolin e saj në “Të mjerët” vitin e shkuar, dukej e sofistikuar në fustanin e zi Gucci të lidhur në qafë.
Meryl Streep, që u nominua për filmin "August: Osage County", arriti e feshur me një fustan ngjyrë kremi dhe të zi, Lanvin dhe dukej e lumtur dhe e relaksuar në tapetin e kuq, tek bënte shaka me miken e saj të vjetër, Glenn Close.