Telegrafi

Këto janë bebet e estradës që u lindën në muajin maj!

E nisi mbarë Mehdin Përgjeqaj duke u bërë baba për të katërtën herë.

Ai u gëzua me ardhjen në jetë të djalit të tretë dhe tash ka një vajzë e tre djem nga martesa e tij.

Lexo po ashtu Meda bëhet për herë të katërt baba

Në po të njëjtën ditë disa orë më vonë, edhe këngëtarja Altuna Sejdiu -Tuna solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushin që e pagëzoi me emrin Tian. Ajo dhe partneri i saj, instrumentisti Patris Berisha po i shijojnë ditët e para të të qenit prindër.

Lexo po ashtu Tuna dhe Patrisi bëhen prindër për herë të parë! Vjen në jetë Tiani (Foto)

Muaji maj solli bekim edhe në familjen e famshme Muqiqi, ngase Albatriti dhe Egzona u bënë prindër. Atyre iu lindi një vajzë së cilës ia lanë emrin Amelia, transmeton prive.al.

Lexo po ashtu Brenda dhomës së Egzonës, Albatritit e Amelisë së vogël (Foto/Video)

Edhe njëri ndër reperët më të famshëm në vend u bë baba për herë të parë. Në mesin e shumë spekulimeve për atësinë e foshnjës, Majk është përfundimisht babai më i ri në estradë. Ish e dashura e tij Majlinda Zeka lindi Roanin e vogël, ndërsa Majk e konfirmoi se është babai përmes fotografive që publikoi në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Majk bëhet baba, Majlinda Zeka sjellë në jetë djalin Roan (Foto)