Site icon Telegrafi

Këto janë 36 personat e dyshuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë (Dokument)

Alsat M ka siguruar listën e personave të cilët dyshohen për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Kjo listë me emra dhe mbiemra të personave është dërguar në çdo vendkalim kufitar. Siç mëson Alsat M, çdo person emri i të cilit figuron në listë është i ndaluar të lëshoj Maqedoninë si dhe secili prej tyre që aktualisht ndodhet jashtë vendit, duhet të arrestohet dhe të dërgohet para organeve hetuese.

Emrat e parë në listë janë të deputetëve të dyshuar për veprën e lartpërmendur, ndërsa ne mesin e tyre ndodhen edhe personat për të cilët ditë më parë, Gjykata Penale caktoi masën e paraburgimit 30 ditorë.

Exit mobile version