Telegrafi

Këto janë 17 vendet ku mund të “blesh” një pasaportë (Foto)

Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj, të pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për të pasur një nënshtetësi të dytë apo të tretë.

Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për “shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundëshme, etj.

Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht një pasaportë për njerëzit e biznesit, sepse ajo të mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron një sistem taksimi më të ulët, transmeton tch.

17 shtetet e mëposhtëme ofrojnë një nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tailanda dhe më e shtrenjta, Zelanda e Re.

Tailanda – 15.000 dollarë

Letonia – 73.000 dollarë

Saint Lucia – 100.000 dollarë

Dominika – 100.000 dollarë

Malta – 170.000 dollarë

Grenada – 200.000 dollarë

St. Kitts and Nevis – 250.000 dollarë

Antigua dhe Barbuda – 250.000 dollarë

Greqia – 280.000 dollarë

Portugalia 350,000 dollarë

SHBA- 500,000 dollarë

Spanjë – 500,000 euro

Bullgari – 510.000 euro

Kanada 800.000 dollarë

Australia, 1 milionë euro

Qipro, 1.5 milionë euro

Zelanda e re, 2 milionë dollarë