Stadium i Chelseat, Stamford Bridge, është i vjetër 140 vjet dhe është më i vjetri në botë.
Marca ka nxjerrë 12 stadiumet më të vjetra që janë ende në funksion në Evropë, ku spikasin ato nga Anglia.
Nga shumë stadiume të vjetra spikasin edhe dy që vijnë nga Liverpooli si Goodison Park dhe Anfield që është i vjetër 133 vite.
Në Itali më i vjetri është Luigi Ferraris në Gjenova, por i ndërtuar nga anglezët dhe stili i tij është anglez.
Në Gjermani më i vjetri është Weserstadion i Werder Bermen, ndërsa në Francë është Parku i Princave.
Më poshtë mund t’i gjeni 12 stadiumet më të vjetra në Evropë. /Telegrafi/
Jean-Bouin de Angers -105 vjet i vjetër
Roazhon Park – 105 vjet i vjetër
Luigi Ferraris – 106 vjet i vjetër
Weserstadion – 108 vjet i vjetër
El Molinon – 109 vjet i vjetër
The Hawthorns – 117 vjet i vjetër
White Hart Lane – 118 vjet i vjetër
Parc des Princes – 120 vjet i vjetër
Goodison Park – 125 vjet i vjetër
Anfield – 133 vjet i vjetër
Turf Moor – 134 vjet i vjetër
Stamford Bridge – 140 vjet i vjetër