Site icon Telegrafi

Këto janë 11 ligjet më bizare të shkurorëzimit në botë

Kur ndahet një çift bashkëshortor, procedura duhet të kaloi nëpër gjykatë, deri në përfundimin ligjor. Telegrafi ju sjell më poshtë disa nga ligjet më bizare, në vende të ndryshme të botës.

Hong Kong

Sipas një ligji të vjetër në Kinë, gruaja mund ta vras burrin nëse e zë duke tradhtuar. Mirëpo, këtë duhet ta bëjë duarthatë dhe pa ndonjë armë.

Arabi Saudite

Gruaja mund të paraqesë kërkesë për shkurorëzim, nëse burri nuk arrin t’i sjellë kafe të freskët çdo mëngjes.

Samoa

Secili partner mund të paraqesë kërkesën për shkurorëzim, nëse tjetri e harron ditëlindjen e tij/saj.

Skoci

Deri në vitin 1939, nëse femra ka dashur ta padisë burrin që e ka tradhtuar, ai është dashur të martohet me atë femër me të cilën e kishte pasur marrëdhënie. Në këtë mënyrë do të shpëtonte nga padia dhe do të bëhej me një grua të dytë.

Kansas

Gratë në Kansas mund të paraqesin kërkesën për shkurorëzim, nëse burri tyre nuk ua do nënën. Por, e njëjta nuk ndodh edhe për meshkuj.

Kuwait

Sipas një ligji të lashtë, burrat kanë mundur të paditen dhe të kërkohet shkurorëzimi, nëse ata duken “joshës” nga femrat tjera.

Kolorado

Sipas një ligji të vjetër, gratë kanë mundur të ndahen menjëherë nga burri, nëse ata u kanë bërtitur të dielave.

Karolina e Jugut

Meshkujt që i kanë propozuar një femre për martesë, vetëm sa për t’i futur në shtrat, ata mund të burgosen. Propozimi jo i sinqertë, është dënuar me disa vite burg.

Australi

Me ligjet tradicionale në Australi, një femër ka mundur të paraqes kërkesën për shkurorëzim nga burri – apo, thjeshtë të shkoi të martohet me një tjetër dhe të përfundoi martesa.

Utah

Ligjet parashohin se burrat kanë përgjegjësi për të gjitha veprimet e grave. Pa marrë parasysh a janë apo jo së bashku me ato kur ndodhë diçka.

Delawre

Ligji parasheh ndarjen për ato çifte bashkëshortore që janë martuar me shpejtësi, pa e menduar mirë se çfarë po bëjnë. Nëse njëri e vëren se martesa është bërë si “provë apo guxim”, mund të paraqesë kërkesën për shkurorëzim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version