Telegrafi

Këto ishin fjalët e fundit të pilotit të ‘EgyptAir’ (Video)

Fjalët e fundit të pilotit të ‘EgyptAir’ të regjistruara kanë qenë ‘Natën e Mirë’.

Fjalët e pilotit janë regjistruar pak sekonda para se aeroplani të aksidentohej, që mendohet se është rrëzuar nga një sulm terrorist.

Në këtë video incizim dëgjohet piloti teksa bënë raportimin e tij të fundit, shkruan DailyMail.

Ndërkaq forcat ushtarake të Egjiptit ka publikuar disa fotografi të disa mbetjeve të cilat janë gjetur gjatë kërkimeve për avionin e rrëzuar në Detin Mesdhe, EgyptAir MS804.

Mbetjet përfshijnë pjesë të sediljeve të aeroplanit, jelek shpëtues dhe objekte të tjera që kanë shenjën e avionit EgyptAir, përcjell zeri.info

Aeroplani me 66 veta në bord u rrëzua ditën e enjte (19 maj 2016) ku fluturonte nga Parisi për në Egjipt dhe mendohet të jetë rrëzuar nga një sulm terrorist.