Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov, është qëlluar për vdekje gjatë një fjalimi të mbajtur në një ekspozitë të mbajtur në Ankara.
Personi që qëlloi mbi të është identifikuar si Mer Altintas 22-vjeç, pjesëtarë i policisë turke, i cili në momentin kur filloi të gjuaj me revole i është drejtuar të pranishmëve me një mesazh kërcënues, transmeton Telegrafi.
Në momentin që nxori revolen nga brezi dhe qëlloi nga prapa ambasadorin rus, Altintas tha, “Allah Akbar, mos e harroni Aleppon, Sirinë. Dilni jashtë. Vetëm të vdekur mund të më nxirrni nga këtu. Të gjitha ata që morën pjesë në vrasje do të paguajnë. Njerëzit e bardhë nuk janë të sigurt atje, por edhe ju nuk do të jeni të sigurt”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rjCS0i2uHU8