Telegrafi

Këto imazhe tregojnë se Galaxy Z Flip 5 është vendosur të sfidojë rivalët duke sjellë një ekran më të madh të pjesës së pasme

Samsung me sa duket ka vendosur të përmirësojë dizajnin e Galaxy Z Flip 5 për t’u përballur me konkurrencën nga rivalët kinezë. Rrjedhjet kishin lënë të kuptohet se telefoni do të kishte një ekran më të madh të pjesës së pasme dhe pamjet e sapo publikuara tregojnë se si mund të duket telefoni.

Renderet u krijuan nga Steve H. McFly i cili është pothuajse gjithmonë i vëmendshëm me rrjedhjet e tij, dhe ato u publikuan për herë të parë në MediaPeanut.

Dallimi më i madh është ekrani kryesor, i cili tani zë pothuajse të gjithë gjysmën e sipërme të pjesës së pasme. Kamerat e pasme tani janë të vendosura horizontalisht, dhe vendosja e tyre ka bërë të nevojshme një kontur në formë të dosjejeve për ekranin, raporton Phone Arena, transmeton Telegrafi.

Ekrani është me sa duket 3.4 inç, që është një rritje e konsiderueshme në krahasim me ekranin e jashtëm me madhësi prej 1.9 inç të Flip 4. Ekrani i i pasmë i Flip 4 mund të tregojë vetëm njoftimet, datën, orën, miniaplikacionet dhe përqindjen e baterisë. Me gjasë ekrani më i madh i Z Flip 5 do t’ju lejojë të bëni më shumë pa pasur nevojë të hapni telefonin.

 

Sa i përket aspekteve të tjera të dizajnit, nuk ka ndryshuar shumë. Ekrani i brendshëm mbetet me një madhësi prej 6.7 inç, por dimensionet e telefonit në gjendje të shpalosur kanë ndryshuar pak nga 165.2 x 71.9 x 6.9mm në 165 x 71.8 x 6.7mm, që do të thotë se pajisja do të jetë pak më kompakte dhe më e hollë.

Galaxy Z Flip 5 me siguri do të fuqizohet çipi nga Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2. Kamerat e pasme pritet të kenë të njëjtin rezolucion si ato të Z Flip 4, por madhësia e sensorit mund të rritet. Ka të ngjarë që Z Flip 5 të mbajë edhe kamerën e përparme me rezolucion prej 10MP. /Telegrafi/