Telegrafi

Këto imazhe tregojnë pse ajo po bëhet më e kërkuara (Foto)

Meshkujt e admirojnë, ndërsa femrat e ëndërrojnë një trup si të sajin, ndërsa ajo është në rrugë për t’u bërë globalisht e njohur.

Me imazhet për fushatën e re të “Guess”, Charlotte McKinney ka dëshmuar se shumë shpejt do të jetë ndër modelet më të kërkuara.

22-vjeçarja konsiderohet në botën e modës si Kate Upton e re, por në një intervistë në vitin e kaluar kishte thënë se i dukej vetja e shëmtuar.

“Ka momente që më duket vetja shumë e shëmtuar dhe e shëndoshë”, kishte thënë Charlotte, e cila krahas modelimit merret edhe me aktrim. /Telegrafi/