Bota nuk di shumë për Vladimir Putin-in. Ai njihet si një person që nuk flet shumë për veten e tij, në veçanti jeta e tij private është e ruajtur në fshehtësi të rreptë.
Kështu me kalimin e viteve, një shumëllojshmëri e kërkesave të rreme janë shfaqur për Presidentin rus, të cilave ai nuk u kishte kushtuar shumë vëmendje, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra shumë të sigurta dhe të vërteta për Putin-in, por të cilat i kanë zbuluar bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Madje as Vladimir Putin nuk është i “mbrojtur” nga shprehitë e çuditshme, dhe sipas Business Insider, këto janë 11 shprehitë më të çuditshme të njërit prej njerëzve më të fuqishëm në botë.
Putin fle shumë, kurse vaktin e parë e ha dikur rreth mesditës.
Pasi që ha bukë, shkon për not sepse ky aktivitet i ndihmon të mendojë më mirë rreth punëve.
Ai është pagëzuar fshehurazi në Kishën Ortodokse, kur feja në ish-Bashkimin Sovjetik nuk lejohej.
Putin nuk jeton në Moskë. Konsideron se qyteti është i mbipopulluar dhe kështu punon nga pallati i tij që ndodhet në periferi të qytetit.
Ai e ka shiritin e zi në xhudo dhe është kampion në garën e universitetit të vitit 1974.
Ka punuar në radiostacionin e shkollës dhe shpesh lëshonte këngët e Beatles.
Njerëzit me të cilët është i afër e quajnë “Car”, kurse para kësaj e quanin “Shef”.
Urren internetin, e konsideron të pasigurt dhe që i huton njerëzit.
Qysh si fëmijë i pëlqente të lexonte romane me spiunë, dhe në veçanti i pëlqente seriali rus “17 Momentet e pranverës”, që fliste për një agjent të dyfishtë sovjetik.
Në vitin 1985, KGB-ja e dërgoi në një mision sekret në Gjermaninë Lindore, ku jetoi për një kohë të gjatë me emër të rremë “Adamov”.
Putin nuk e konsumon cigaren dhe rrallëherë pi alkool. /Telegrafi/