Gjërat që i bëni në përditshmëri kanë efekte në mirëqenien tuaj.
Në fakt, çdo shprehi që e keni në ushqim apo stil të jetës, ka efekte në mirëqenien tuaj seksuale, transmeton Telegrafi.
Gjërat si mungesa e gjumit, vendimi për të mos përdorur prezervativ, konsumimi i ushqimit të dobët etj., kanë efekte të dëmshme nën çarçafë, pasi që ju sjellin probleme me ereksionin, ju shkaktojnë ejakulim të hershëm etj.
Këto janë disa gjëra prej të cilave duhet të keni kujdes:
Pirja e duhanit
Pirja e duhanit në sasi të mëdha është e dëmshme për dëshirën seksuale, e gjithashtu edhe për shëndetin e përgjithshëm. Kjo shprehi e zvogëlon dukshëm efiçiencën seksuale.
Pesha e tepërt
Nëse fitoni peshë të tepërt dhe nuk ushtroni, duhet të jeni në dijeni se diabeti dhe nivelet e larta të kolesterolit lidhen me problemet e peshës, e këto kanë efekte edhe në libido.
Ndër mënyrat më të mira për të qenë i mirë në shtrat është edhe konsumimi i ushqimit të duhur dhe ushtrimet fizike.
Injorimi i infeksioneve të penisit
Kjo mund t’ju shpijë deri në një problem me të cilin nuk mund të ballafaqoheni.
Posa të vëreni ndonjë ndryshim në penis, çfarëdo qoftë ai, menjëherë shkoni te doktori!
Masturbimi i shpeshtë
Masturbimi i shpeshtë shkakton ereksion të dobët dhe ejakulim të hershëm. Prandaj, duhet të mësoheni ta kontrolloni dëshirën për të masturbuar. /Telegrafi/