Policia e Maqedonisë së bashku me banorët e fshatit Kozhle në Shkup kanë bashkërenduar forcat për të gjetur trupat e vdekur nga aeroplani i rrëzuar në afërsi të Shkupit ku mbetën të vdekur gjashtë persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB Maqedoni njoftojnë se janë gjetur pjesë të aeroplanit: krahu, një rrotë e aeroplanit dhe një kuti metalike elektronike.
Gjithashtu janë gjetur edhe gjësende të ndryshme si: dy telefona celularë, bileta për udhëtim dhe një pasaportë italiane .
Këtë e konfirmojnë nga Sektori për Punë të Brendshme-Petrovec që është shumë afër aeroportit./Telegrafi/