Telegrafi

Këto fotografi tregojnë se si ushqehen dembelët (Foto)

Një gjysmë porcioni i ushqimit që nxehet me tharëse flokësh, një mango e ngrënë pa u qëruar, si dhe drithërat e vendosura në gotën e verës, janë disa nga rastet më ekstreme të këtyre dembelëve.

Duke mos treguar asnjë shenj turpi, ata kanë treguar në rrjete sociale, se si e përgatisin ushqimin dhe hanë, pa u munduar aspak, transmeton Telegrafi.

Ngrënia e ushqimit me anë të lapsave apo vizores, si dhe vendosja e najlonit sipër pjatës, për të mos e zhytur me sosin e makaronave, janë po ashtu në mesin e ideve, për të mos u munduar me larjen e enëve.

Ka të tillë që e hanë pataten e zier pa ja hequr lëvoren, ndërsa dikush tjetër, e ka ngrënë mollën deri te etiketa. /Telegrafi/