Telegrafi

Këto fotografi tregojnë bakteret që jetojnë në gojën tonë

Në një hulumtim të bërë, bakteret e njeriut janë shënjuar me ngjyrë fluoreshente, duke treguar qartë, se si duken këta parazitë.

Në imazhet që duken si vepra arti, tregohen afro 96 për qind e baktereve, që janë të pashmangshme, tek secili njeri.

“Duke shfrytëzuar të dhënat nga goja dhe spektrin fluoreshent, kemi zbuluar formën e zgjuar të partneritetit të baktereve, që jetojnë në gojë” thuhet në raportin e botuar në zhurnalin PNAS.

Në këtë eksperiment kanë marrë pjesë 22 të rritur të shëndoshë, të cilët duk e kanë pastruar gojën për 48 orë, transmeton Telegrafi.

Për të treguar më mirë vendndodhjen dhe lëvizjen e baktereve, është bërë ngjyrosja e tyre, në mënyrë që të gjithë njerëzit, të shohin se çfarë mund të ndodhë në gojën e tyre.