Përfaqësuesja e Spanjës është mundur nga ajo e Italisë me rezultat 2-0.
Spanja ishte favorite, por loja fantastike e italianëve bëri që ata të duken një përfaqësuese mesatare në këtë Euro 2016.
Lexo më shumë: Ronaldo tregon pse nuk festoi ndaj Kroacisë
Pothuajse çdo repart i Spanjës ishte i ndërtuar nga yje të nivelit botëror, po ashtu edhe banka rezervë.
Këtë më së miri e tregon fakti se në bankën rezervë ishte një portier si Iker Casillas, i cili aktualisht është pjesë e Portos.
Lexo më shumë: Busquets-Ramos, kjo që ndodhi gjatë një momenti në pjesën e parë iu ka ikur të gjithëve (Foto)
Por, duket se ish-ylli i Real Madridit ishte një nga ata lojtarët që u prekë më së shumti nga humbja pasi në fund të takimit ai u nda nga pjesa e skuadrës dhe fytyra e tij dukej shumë e mërzitur.
E gjitha kjo pasi ëndrra e tij ishte të përfundon aventurën e tij me Spanjën duke fituar një trofe të rëndësishëm si Kampionati Evropian. /Telegrafi/