1. Zezakët kanë qenë gjithmonë pakicë, dhe më parë kanë shërbyer si skllevër. Por, amerikanët nuk e dinë se skllavopronari i parë në SHBA ishte pikërisht zezak.
2. Gjatë kohës së ndalimit të alkoolit, Qeveria fuste helm në birra duke vrarë mijëra njerëz.
3 Amerika është i vetmi vend në botë që flamurin e vë pothuajse në çdo vend.
4. 27 për qind e amerikanëve nuk besojnë në teorinë se njeriu shkeli në Hënë.
5. Apple ka më shumë para se që kanë Shtetet e Bashkuara në arkën shtetërore.
6. Nëse keni 10 dollarë në xhepin tuaj dhe nuk ia keni borxh askujt asnjë cent, ju jeni më të pasur se 25 për qind e amerikanëve.
7. Edhe pse flasin anglisht, amerikanët në fakt nuk kanë gjuhë zyrtare.
8. Është plotësisht e ligjshme që të miturit të pinë cigare, por nuk është e ligjshme që ata t’i blenë ato.
9. Gabimet e mjekëve janë shkaktari i gjashtë i vdekjeve në SHBA.
10. Në Amerikë, 40 për qind e nënave janë nëna të vetmuara (pa burrë) .
11. Çdo ditë shërbehen afro 100 hektarë pica.
12. Çdo ditë hahen afro 22 milionë pula. /Telegrafi/