Site icon Telegrafi

Këto dy ngjyra do ta shënojnë vitin 2021: Simbole të forcës, qëndrueshmërisë, energjisë dhe shpresës!

Instituti botëror i ngjyrave Pantone, ka dekretuar ngjyrat që do të shënojnë vitin 2021

Fjala është për të hirtën ultimative (Ultimate Gray 17-5104) dhe të verdhën e zjarrtë (Illuminating 13-0647) – dy ngjyra të pavarura të cilat përkrahen , transmeton Telegrafi.

Ngjyra e hirtë ultimative është simbol i elementeve të forta dhe të sigurta në natyrë – si rëra në plazh – të cilat zgjasin përjetësisht dhe janë të afta që t’i kundërvihen kohës.

Ajo nxit ndjenjën e qetësisë, qëndrueshmërisë dhe stabilitetit.

E verdha e zjarrtë është ngjyrë e shpresës dhe na forcon me energjinë e vet, kthjelltësinë dhe dëshirën që të mbizotërojnë pasigurinë e përhershme në këto kohë joreale, aq më parë në fillim të vitit të ri.

Ajo shtrihet me lumturi dhe emocione pozitive.

Nga njëra anë e hirta ultimative është ngjyrë praktike, ndërsa e verdha e zjarrtë fut ngrohtësi dhe optimizëm.

Ajo është kombinim i fuqishëm i forcës dhe i pozitivitetit, i cili pushton që në start dhe bart porosinë e lumturisë, të të menduarit dhe miqësisë në vitin 2021.

Çdo dhjetor, Instituti i ngjyrave Pantone, publikon parashikimet e tij për vitin në vazhdim, bazuar në një analizë të trendeve dhe teknologjive ekzistuese të modës. /Telegrafi/

Exit mobile version