Nga pikëpamja e higjienës, nuk është zgjedhje e mirë veshja e të njëjtave rrobave çdo ditë, por cilët janë dy artikujt që patjetër nuk duhet t’i vishni pa i lënë të paktën një ditë në shtëpi, thënë ndryshe dy ditë rresht?
1- Sytjenat
‘Nuk jemi të sigurt nëse femrat e dinë këtë’- shkruan shefinds.com, por nuk duhet absolutisht të vishni të njëjtët sytjena ditë pas dite. Ato kanë nevojë të qëndrojnë një ditë pushim në shtëpi. Pasi i keni mbajtur sytjenat të veshura gjithë ditën, elasticiteti i tyre është shpërdorur ndaj ato kanë nevojë për kohë që ta rikuperojnë formën e tyre dhe të rivishen sërish.
2- Këpucët
Ka mijëra njerëz që zotërojnë të paktën një palë këpucë dhe i veshin ato çdo ditë. Ndaj, më e mira do të ishte të mos vishnit të njëjtat palë këpucë çdo ditë, shkruan Anabel. Njësoj si sytjenat, këpucët kanë nevojë të qetësohen dhe bashkë me to edhe këmbët e tuaja gjithashtu.