Telegrafi

Këto ditë janë festive në muajin maj në Maqedoni

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sqaron thashethemet për ditët e lira, apo që nuk punohet, për muajin maj.

Duke mohuar shkrimet nëpër disa media në vend, MPPS-ja bën të ditur se në maj ka vetëm dy ditë jo pune për qytetarët e Maqedonisë, 1 maji – Dita e punës, si edhe 24 maji – Dita e arsimit pasllavik.

MPPS-ja sqaron se në muajin qershor, 26 qershori do të jetë ditë jo pune për shkak të festës së Bajramit të madh, që është më 25 qershor (e diel)./Telegrafi/