Vitet kalojnë shpejt edhe për Sylvester Stallone, i cili u befasua kur mori vesh që tri vajzat e tij do të marrin çmimin ‘Miss Golden Globe 2017’.
Në një intervistë dhënë për Entertainment Tonight, ylli hollivudian i filmave aksion tha se nuk e beson ende se vajzat e tij janë rritur, ndërsa meritën për rritjen dhe edukimin e tyre ia dha tërësisht bashkëshortes, ish-modeles Jennifer Flavin, transmeton TCH.
“Është gjithçka meritë e Jennifer. Jam i tronditur sesi jeta ecën me kaq shpejtësi kur shoh sesa janë rritur vajzat e mia të mrekullueshme”, ka deklaruar 70-vjeçari.
Stallone dhe Jennifer, 22 vite më e re se ai, janë prindër të Sophias (20 vjeçe), Sistine (18 vjeçe) dhe Scarlet (14 vjeçe).
Sophia ndjek studimet universitare, Sistine është në gjurmët e të ëmës si modele, ndërsa Scarlet është një atlete e talentuar.