Site icon Telegrafi

Këto atlete janë shitur për 190 mijë dollarë, ato ishin bërë të famshme në vitin 1984 (Foto)

Një palë atlete të basketbollistit të njohur Michael Jordan janë shitur në ankand për 190,373 dollarë amerikanë, çmim ky që ka vendosur një rekord të ri për këpucë që janë përdorur në një lojë basketbolli.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, lojtari legjendar i basketbollit i kishte përdorur atletet Converse në ndeshjen për medaljen e artë kundër Spanjës në Lojërat Olimpike në vitin 1984 në Los Angeles.

“Çmimi rekord dëshmon se Michael Jordan ka nuk ka rivalë të barabartë në tregun e suvenireve të basketbollit”, ka thënë Dan Imler, nënkryetar i organizatës e cila organizoi shitjen.

Ai shënoi 20 pikë në fitoren e SHBA-ve ndaj Spanjës 96:65 në Los Angeles, më 10 gusht të vitit 1984. /Telegrafi/

Exit mobile version