Telegrafi

Këto arkitektura të mrekulleshme, janë ndërtuar vetëm nga guri!

Këto imazhe të mrekullueshme tregojnë se si guri është një material ndërtimi, që mund të jetë formal dhe elegant në të njejtën kohë.

Fotografitë janë paraqitur në një libër të ri të quajtur ‘Stone’, nga arkitekti William Hall, i cili ka koleksionuar një përzgjedhje spektakolare të strukturave të ndërtuara 5000 vjet më parë, dhe nxjerr në pah bukuritë e tyre, përcjell Telegrafi.

Në mesin e ndërtesave të paraqitura janë: Një kanal i mrekullueshëm romak në Francë, një kishë e shkullit të 12-të e ndërtuar brenda një gropë të gdhendur në Etiopi, muze të çuditshëm, dhe një shtëpi e rrethuar me gurë në Portugali.

Libri gjithashtu paraqet projekte nga arkitektët më të mirë bashkëkohorë në botë, nga ndërtimi i Operës Kombëtare Norvegjeze në Oslo, në një tempull mahnitës Indian, i krijuar nga firma Spacematters me qendër në Delhi.

Në imazhet e mëposhtme mund të shihni një përzgjedhje të këtyre arkitekturave të mrekullueshme.

Casa do Penedo – është një ‘monument arkitektonik’ i rrethuar nga katër lloje gurësh kolosalë në malet Fafe në veri të Portugalisë.
Kisha e mrekullueshme e shpellës Spassky e lashtë në Kostomarovo në rajonin e Voronezh të Rusisë.
Kisha e Gurit Përkujtimor ‘Uchimura Kanzo’ në Karuizawa, Prefektura e Nagano, Japoni. Është vendi i përsosur për një ‘ceremoni martesore misterioze, magjepsëse’
Tempulli në Gur dhe Dritë, gjendet në Barmer, Indi dhe është ndërtuar në vitin 2016 mbi bazën e një termocentrali për punonjësit e saj dhe komunitetin lokal.
Kisha e Shën Gjergjit në Lalibela, Etiopi, është një kishë e fundosur nga shekulli 12, e rrënjosur nga shkëmbi, e cila u ndërtua në një gropë të gdhendur nga shkëmbi vullkanik.
‘Bibliotheca Alexandrina’ është një bibliotekë e gjerë dhe qendër kulturore që ndodhet në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në brigjet e Mesdheut.
Xhamia e Madhe e Qarkut Financiar të Mbretit Abdullah u hap në kryeqytetin arab saudit, Rijad, në vitin 2017.
Terminali i Autobusëve në Nevsehir, Turqi, u hap në vitin 2010 dhe ka një fasadë të madhe muri guri, me një strukturë qelqi dhe çeliku pas saj.
Pont du Gard është një ujësjellës romak prej 35 harqe që shtron lumin Gard, rreth 14 milje larg qytetit të Nimes, që daton nga shekulli i parë.
Kisha e San Giovanni Battista ndodhet në Mogno, Zvicër. Është ndërtuar në vitin 1996 për të zëvendësuar një kishë të shekullit të 17-të, e cila u shkatërrua në një ortek në 1986.
Opera dhe Baleti Kombëtar norvegjez, i cili u hap në vitin 2008 në Oslo, u krijua nga firma e arkitekturës Snøhetta.
“Muzeum Susch” në Susch, Zvicër, është një muze arti brenda një manastiri të restauruar të shekullit të 12-të që u gërmua në anën e një mali.
Muzeu Lanyang ndodhet në Qarkun Yilan, Tajvan, dhe është ndërtuar me një përzierje të granitit dhe aluminit.
Xhamia Sancaklar është një ndërtesë gjysmë e zhytur në Büyükçekmece, Turqi.
Lobi brenda Kullës O’biz, një ndërtesë zyre në Anyang, Koreja e Jugut
Libri Stone nga William Hall.