Site icon Telegrafi

Këto 10 qytete do të zhduken (Foto)

Në vitin 1900, qyteti më i madh i botës ishte Londra me 6.5 milionë banorë. Të gjithë qytetet e listës së 10 mega-qyteteve gjendeshin në Evropë ose Amerikë. I vetmi përjashtim ishte Tokio që në atë vit banohej nga 1.5 milionë banorë.

Sot, Tokio është qyteti më i madh i botës me një popullsi 35.2 milionë banorë. Pas tetë vitesh kjo popullsi do arrijë në 35.5 milionë banorë, sipas projektimeve të popullsisë nga Kombet e Bashkuara. Rritja demografike në të ardhmen u takon edhe qyteteve të tilla si Mumbai dhe Shangai.

Sipas revistës amerikane “Forbes” këto qytete do të njohin rritje të popullsisë, por ka dhe disa qytete të tjera, për të cilat ekziston mundësia të përballen me zhdukjen në të ardhmen.

Parashikimi për këto është pak i vështirë, por faktorë të tillë si ndryshimi i klimës dhe plakja e popullsisë do të thonë se ndërsa disa qendra urbane rriten, disa të tjera zvogëlohen. Disa qendra të mëdha mund të përballen me asgjësimin e tyre në të ardhmen. Planifikuesit urbanë në Evropë dhe Amerikën e Veriut tashmë po vrasin mendjen se çfarë duhet bëjnë me këto qytete.

Fakti nëse këto qytete do të zhduken krejtësisht, mbetet një çështje e hapur. Popullsia e Detroitit ka rënë me një të tretën që prej vitit 1950 dhe tani është 950 mijë banorë. Pritet që qyteti të vazhdojë të zvogëlohet akoma më shumë.

Ndërsa Detroiti flirton me shkatërrimin demografik, disa qytete mund të përballen me katastrofa natyrore.

Kështu San Francisko mund të shuhet krejtësisht nga një tërmet shtatë ballë në vitin 2086. Napoli kërcënohet nga shpërthimi i vullkanit Vezuv, ndërsa një qytet tjetër italian, Venecia mund të zhduket përjetësisht nën ujë.

Qytetet që mund të zhduken në të ardhmen

1- Banjul, Gambia bangul

Shkaku: Rritja e nivelit të detit dhe erozioni

Ndërsa niveli i detit rritet përreth botës, shteti i vogël afrikan mund të humbë krejtësisht kryeqytetin, Banjul.

2- Detroit, SHBA

Shkaku: Largimi i popullsisë

Popullsia e Detroitit është ulur me një të tretën që prej vitit 1950 dhe pritet të reduktohet dhe më në të ardhmen.

3- Ivanovo, Rusi

Shkaku: Largimi i popullsisë

Qendër e prodhimit të tekstileve, ky qytet në verilindje të Moskës ka 448 mijë banorë, numri i të cilëve është në rënie.

4- Napoli, Itali

Shkaku: Shpërthim vullkanik

Vezuvi, i cili shkatërroi Pompein, shpërthen një herë në njëqind vite. Hera e fundit kur ka shpërthyer ka qenë viti 1944 dhe Vezuvi ndodhet në gjirin e Napolit në Italian e Jugut.

5- San Francisko, SHBA

Shkaku: Tërmeti

Studiuesit në universitetin e Kalifornisë, “Davis” parashikojnë se ka 75 për qind mundësi që qyteti të goditet nga një tërmet i fortë në vitin 2086.

6- Venecia, Itali

Shkaku: Fundosja

Qyteti italian është zhytur në ujë për një mijëvjeçar të tërë, por në shekullin e fundit ky proces është përshpejtuar.

7- Mexiko City, Meksikë 

Shkaku: Fundosja

Qyteti është ndërtuar mbi një liqen nëntokësor.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, Mexico City fundose në një normë prej katër inçësh në vit në në 60 vitet e fundit është zhytur 10 metra.

8- Timbuktu, Mali

Shkaku: Thatësira

Qyteti në Afrikën Jugore njihet për plazhet e tij të bukura. Por thatësira e këtij qyteti që po rritet po bën që të largohen të gjithë banorët.

9- Bangkok, Tailandë 

Shkaku: Rritja e nivelit të detit dhe erozioni

Ndërsa niveli i detit rritet përreth Bangkokut, qeveria ka nisur projektet me shkencëtarët për të shpëtuar qytetin.

10-Qytete të tjera amerikane

Shkaku: Rritja e nivelit të detit

Rritja e dete dhe ngrohja globale kanë vënë shumë qytete bregdetare amerikane në rrezik zhdukjeje./Tirana Observer/

Exit mobile version