Telegrafi

Këtij i thonë kamerier (Foto)

43-vjeçari, i cili punon në Pekin si ekspert vere, theksoi se kur ka qenë kamerier nisi të bënte prova të tilla me shumë gota nëpër duar.

“Kur punoja në hotelin Ritz të Londrës duheshin përgatitur drekat ose darkat dhe nëse do të mbaja vetëm dy gota në secilën dorë do më duheshin orë të tëra për të mbaruar punë. Kishte shumë presion për të bërë gati tavolinat, kështu që duhet të gjeja zgjidhje të tjera”, ka thënë Osenton për Daily Mail.

Në tentativën e parë 43-vjeçari mbajti 45 gota, ndërsa në të dytën arriti shifrën 51 – transmeton Top-Channel.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një filipinas, i cili në Barcelonë arriti të ekuilibronte në një dorë 39 gota vere. /Telegrafi/