Mundësit që edhe Kosova të jetë pjesëmarrëse në festivalin më të madh të këngës, ‘Eurovision’ po ofrohen.
Kjo, pasi që Kosova është ftuar që të jetë pjesë e komunitetit të Eurovizionit.
Ky është edhe lajmi që ka dhënë sot drejtori i Radio Televizionit të Kosovës Mentor Shala.
Në një konferencë të përbashkët me fituesen e sivjetme të festivalit të Radio Televizionit Shqiptar Eneda Tarifa, Shala shpreson se vitin e ardhshëm edhe Kosova të ngjitet në skenën e Eurovizionit.
“Përmes bashkëpunimit që e kemi me Radio Televizonin Shqiptar, ju e dini që shumë këngëtar nga Kosova, kanë marr pjesë në festivalin e këngës në Shqipëri, ka pas edhe raste kur këngëtarë nga Kosova, përmes Festivalit Shqiptar kanë shkuar dhe kanë marr pjesë në Eurovizon, e kemi edhe rastin e Rona Nishliut. Nuk është definitiv, por neve na kanë ftuar që të marrim pjesë në komunitetin e Eurovizionit. Këtë vit do të vendoset se a do të mund Kosova të jetë pjesëmarrëse vitin e ardhshëm në Eurovizion”, tha Shala.