Telegrafi

Këtë vit shkarkohen 102 miliardë aplikacione mobile

Dhe përveç numrit të madh të tyre, aplikacionet mobile pritet të gjenerojnë deri në 26 miliardë dollarë deri në fundit të këtij viti, ndërsa kjo paraqet një rritje të konsiderueshme të të hyrave në krahasim me 18 miliardë sa ishin në 2012. 

Edhe pse parashikimet e Gartner janë që numri i aplikacioneve të rritet vazhdimisht deri më 2017, trendi i rritjes megjithatë pritet të jetë më i ngadalshëm vitin e ardhshëm. / Telegrafi /