Telegrafi

Këtë vit sezoni turistik në Shqipëri më i suksesshmi

Sipas tij deri në fund të muajit gusht 2 milionë e 89 mije e 583 turistë kanë vizituar Shqipërinë duke shënuar kështu një rritje në krahasim me vitin paraprak, kur u regjistruan 400 mijë turistë më pak.

Pango thekson se me këto shifra kanë kaluar Maqedoninë dhe Malin e Zi.

“Gjatë sezonit turistik mbërritën 262 mijë maqedonas, 256 mijë kosovarë, 77 mijë malazezë, ndërsa nga Italia, Greqia dhe Serbia ka pasur një shifër më të lartë se një vit më parë”.

Ndërkohë në saje të raporteve të paraqitura nga Pango statistikat tregojnë se 85 për qind e turistevë që kanë kaluar kufirin, kanë ardhur për pushim e vizita familjare, 6 për qind për turizëm biznesi dhe 6 për qind për vizita ditore.

Duke iu referuar vitit 2004 kur numri i turistëve ishte 250 mijë, Pango u shpreh se është vene re një dyfishim dhe se deri ne 2010 ai do te jetë tetëfishuar.

Sipas tij merita e këtyre shifrave të kënaqshme, ka qene kryesisht e sigurisë së jashtëzakonshme që i është ofruar turisteve, politikes se hapur të vizave përmirësimit të infrastrukturës dhe spotit promocional të realizuar nga Ministria e Turizmit, që u shfaq përgjatë 2 muajve në kanalin prestigjoz BBC. /TCH/