Telegrafi

Këtë vit në Haxh nga Maqedonia do të shkojnë 672 besimtarë

Nga Republika e Maqedonisë këtë vit në Haxh do të shkojnë 672 besimtarë, të cilët prej 11 deri 15 gusht do të udhëtojnë me katër fluturime. Këtë e deklaroi sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Irsall Jakupi.

Nga Muftinia e Dibrës e cila përfshinë Komunat e Dibrës, Mavrovës, Qendër Zhupë, rajonin e Rekës këtë vit në Haxh do të shkojnë 26 besimtarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Muftinia jonë ka marrë të gjitha aktivitetet për shkuarjen pa pengesa në Meke dhe Medina, ku realizohet kushti i pestë i Islamit – Haxhi. Besimtarët që janë paraqitur, i kanë kaluar gjitha parashikimet mjekësore dhe kanë marrë edhe vaksinën e dukur”, tha muftiu i Dibrës, Ramazan Hasa.

Besimtarët muslimanë nga Maqedonia së bashku me besimtarë nga vendet tjera do të nisen nga Aeroporti i Shkupit./Telegrafi/